Hysaj nuk i jep dorën Amir Rrahmanit

Futboll

Hysaj nuk i jep dorën Amir Rrahmanit

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 11:14
Hysaj nuk i jep dorën Amir Rrahmanit

Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani e nisën si titullar përballjen e tyre kundër Atalantas.

Qendërmbrojtësi shqiptar ka përfituar nga mungesa e Kosotas Manolas që u dëmtua në përballjen e kampionatit, ndërsa nga krahu tjetër Kalidou Koulibaly është i infektuar nga coronavirusi.

Gennaro Gattuso zgjodhi që të aktivizonte Rrahmanin në qendrën e mbrojtjes, së bashku me Maksimovic.

Ndërkohë Hysaj e la ndeshjen që në minutën e 42 për shkak të një dëmtimi.

Gjatë momentit kur mbrojtësi shkodran ishte duke u larguar drejt pankinës, Rrahmani ka zgjatur dorën në drejtim të tij.

Por kamerat tregojnë refuzimin që ka bërë Hysaj duke sjellë shumë reagim në rrjetet sociale.

Tifozët e Napolit pretendojnë se kjo është një shenjë e qartë se te skuadra nuk ka aspak harmoni dhe kjo po tregohet në rezultatet negative.

Megjithatë duhet theksuar se futbollistët shqiptarë janë shumë pranë njëri-tjetrit dhe momente të tilla nuk e lëkundin bashkëpunimin mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat