Gara për 'Topin e Artë', 5 top-pretenduesit kryesorë

Futboll

Gara për 'Topin e Artë', 5 top-pretenduesit kryesorë

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 11:37
Gara për “Topin e Artë”, 5 top-pretenduesit kryesorë

"Topi i Artë" pa dyshim që është çmimi më i rëndësishëm individual për një futbollist, i cili ndahet nga prestigjozja franceze "France Football", i bazuar në votat e gazetarëve, kapitenëve të kombëtareve dhe trajnerëve.

Për shkak të pandemisë së koroanvirusit, ndarja e këtij çmimi u anulua për vitin 2020. Mirëpo, futbolli në këtë vit po shkon mirë dhe pa ndërprerje, teksa që në këtë vit të mbahet edhe ceremonia e "Topit të Artë".

"Sportskeeda" ka publikuar listën prej pesë futbollistëve që vlerësohen si favoritë për ta fituar "Topin e Artë" në këtë vit, duke u bazuar në paraqitjet e tyre deri më tani.

5 – Luis Suarez

Krerët e klubit të Barcelonës mbase kanë bërë gabimin më të madh në vitet e fundit, duke lejuar largimin e sulmuesit uruguaian.

Atletico Madridi është lider në La Liga me 6 pikë para vendit të dytë dhe me dy ndeshje më pak, shkaku i ‘eksplodimit’ të Luis Suarezit, i cili ka shënuar 16 gola dhe 2 asistime në 17 paraqitje.

4 – Kylian Mbappe

Pavarësisht se është në moshë të re, sulmuesi francez vazhdon të vlerësohet si një nga futbollistët më të mirë në botë.

22 vjeçari sërish po befason me statistikat e tij. Ai deri më tani ka shënuar 16 gola dhe 6 asistime në 20 paraqitje në Ligue 1, duke shtuar edhe dy gola e tri asistime në pesë paraqitje në Ligën e Kampionëve.

3 – Lionel Messi

33 vjeçari është duke zhvilluar një sezon të shkëlqyeshëm edhe kësaj here. Sulmuesi argjentinas deri më tani ka shënuar 17 gola dhe 4 asistime në të gjitha garat.

Vlen të theksohet se Lionel Messi është gjashtë herë fitues i ‘Topit të Artë’ dhe i pari futbollist në histori që e ka arritur këtë shifër.

2 – Cristiano Ronaldo

Ai është 36 vjeçar tani, por ende vazhdon të jetë njëri nga pretedentët kryesor për ta fituar ‘Topin e Artë’ dhe për ta barazuar kështu rivalin e tij, Lionel Messin.

Sulmuesi portugez ka shënuar 23 gola për Juventusin në të gjitha garat, duke shtuar këtu edhe katër asistime.

1 – Robert Lewandowski

Sulmuesi polak mbase ka edhe të drejtë të ndihet ‘i vjedhur’ për vitin 2020, kur u vendos që ‘Topi i Artë’ të mos ndahet, pasi që padyshim se viti i kaluar ishte krejtësisht i tij.

Megjithatë, Lewandowski po vazhdon me formën e lartë edhe në këtë sezon. 32 vjeçari ka shënuar 24 gola dhe 6 asistime në 19 paraqitje në Bundesligë.

Nëse vazhdon me formën e tillë, Robert Lewandowski do mbetet favoriti kryesor për ta fituar ‘Topin e Artë’ për vitin 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat