Suso tallet me fjalët e Pedrit

Futboll

Suso tallet me fjalët e Pedrit

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 12:01
Suso tallet me fjalët e Pedri

Skuadra e Barcelonës ka dalë me kokën ulur nga përballja me Seviljen në Kupën e Mbretit dhe mund ta shohë veten duke i ikur nga duart një tjetër trofe, pasi humbja 2-0 bën andaluzët favoritë për të shkuar në finale. Por katalanasit një pjesë të fajit për këtë çështje ia faturojnë gjyqtarit, i cili sipas tyre u ka mohuar një penallti.

Një faull i Suso ndaj Zhordi Alba, për të cilin u dha vetëm një goditje dënimi në kufinjtë e zonës, solli protesta të shumta nga katalanasit, të cilët kërkonin penallti pasi mendonin se faulli ishte brenda zones.

Në fjalët e tij pas ndeshjes, Pedri bëri të qartë mendimin e katalanasve rreth këtij episodi. “Mendoj se ka penallti. Nuk di të them nëse ka apo jo mbajtje që jashtë zonës, por për këtë është VAR-i”, tha lojtari i Barcelonës. Këto fjalë të publikuara nga “El Chiringuito”, kanë gjetur shpejt përgjigjen e një prej protagonistëve të atij episodi, Susos, i cili nuk ka ngurruar të tallet.

Ai ka shpërndarë këtë lajm, duke vendosur disa emoji të një fytyre që qante, si për të treguar se katalanasi po e tepronte me qarravitjet për këtë episod të ndeshjes. Një postim që bën edhe më interesante dhe të ndezur ndeshjen e kthimit mes dy skuadrave në “Kamp Nou” pasi katalanasit padyshim që do të duan të thonë fjalën e tyre për këtë duel..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat