Vetëvrasja e ish të dashurës, shpërthen gruaja e futbollistit

Futboll

Vetëvrasja e ish të dashurës, shpërthen gruaja e futbollistit

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 12:30
Vetëvrasja e ish të dashurës, shpërthen gruaja e futbollistit

Misteri thellohet për vdekjen e Kasia Lenhardt, trupi i pajetë i së cilës u gjet dje në banesën e saj në Berlin. Modelja 25-vjeçare i kishte dhënë fund marrëdhënies së saj me Jerome Boateng dy javë më parë. Futbollisti i Bayernit, në kohën e ngjarjes tragjike ishte në Katar, për të luajtur Botërorin e Klubeve. Megjithatë, mbrojtësi në fjalë nuk do të jetë në fushë sonte për finalen kundër Tigres.

“Jerome erdhi të më takonte në dhomën time dhe më kërkoi leje për të shkuar në shtëpi, – tha trajneri i kampionëve gjermanë, Hans-Dieter Flick. – Bayerni padyshim e pranoi kërkesën e tij, Jerome nuk është më në dispozicionin tone për ndeshjen finale”.

Postimi i Cathy Hummels
Në të kaluarën, modelja me origjinë polake kishte qenë viktimë e rrjetit dhe shënjestër e atyre që e urrenin. Ndërsa prisnin autopsinë, e cila do të sqaronte arsyet e vdekjes, një debat i nxehtë plasi në rrjetet sociale. “Unë jam e tronditur dhe vërtet e trishtuar, – shkroi në Instagram gruaja e Mats Hummels, Cathy. – Në të kaluarën, mendoja se nuk doja të jetoja më. Jo për shkak të ngacmimit, por për shkak të depresionit tim. Dhe unë mund të them një gjë: ti mund të bëje vetëvrasje vetëm nëse ishe në fund”.

Për botën e futbollit, gjithashtu, Lady Hummels thekson se sa e egër mund të jetë ajo: “Unë dua të tërheq vëmendjen për faktin se duhet të ndalemi te kjo urrejtje, me trup dhe lobim kibernetik. E gjitha kjo shkatërron njerëzit. Më vjen shumë keq e dashur Kasia. Unë me të vërtetë do të kisha shkruar për ju. Të dyja ishim në botën e futbollit dhe e di sa brutale mund të jetë.

Me sa paragjykime, smirë dhe inat duhet të përballemi. E vërteta është shpesh shumë e ndryshme. Mund ta trajtoj, sepse kam mësuar shumë nga e kaluara ime, por shumë dështojnë. Kasia nuk ia doli.

E dashur Kasia, të premtoj se do të punoj edhe më shumë kundër këtij m*ti që zien në internet. Shpresoj të pushoni në paqe dhe me një buzëqeshje në fytyrë”.

Pas ndarjes Boateng, modelja dhe influencuesja kishte marrë sulme të ndryshme në internet, deri në pikën që një javë më parë ajo shkroi në Instagram: “E di, unë nuk do të shpëtoj nga kjo, edhe nëse vërtet dua”. Në një intervistë për “Bild”, Boateng pohoi se ishte shantazhuar nga gruaja, e cila donte ta prishte këtë lidhje me Kasia, duke e kërcënuar me akuza të pabazuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat