Nuk ka dyshime, Isco do largohet nga Real Madridi

Futboll

Nuk ka dyshime, Isco do largohet nga Real Madridi

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 14:48
Isco

Gazetari më i besueshëm i merkatos, Fabrizio Romano, ka treguar se Isco do të mundohet të largohet në verë përsëri, pasi dështoi ta bëjë një gjë të tillë në merkaton e janarit.

Gazetari shpjegoi se spanjolli nuk është i lumtur te Los Blancos.

Madje, ai raporton se Isco dëshiroi të largohej në merkaton e janarit, mirëpo një gjë të tillë nuk e lejuan zyrtarët e klubit.

Këtë sezon, lojtari spanjoll ka zhvilluar vetëm 487 minuta në të gjitha garat dhe për këtë arsye po kërkon një largim.

Njëri ndër klubet që kishte shfaqur interes për të siguruar shërbimet e 28 vjeçarit ishte Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat