Olabe ka disa fjalë për Adnan Januzajn

Futboll

Olabe ka disa fjalë për Adnan Januzajn

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 15:20
Olabe ka disa fjalë për Adnan Januzajn

Adnan Januzaj mund të vazhdojë të luajë në Spanjë te Real Sociedad.

Mesfushori shqiptar po vazhdon të shkëlqej në fanellën e Real Sociedad dhe klubi spanjoll po mendon që ta shpërblejë ishin e Manchester United.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori sportiv i Real Sociedadit, Roberto Olabe, i cili ka konfirmuar bisedimet për zgjatjen e kontratës me lojtarin e Kosovës.

 

“Si me Adnanin, ashtu edhe me Jon Guridin dhe Monrealin jemi në bisedime. Nëse më pyet, unë do të dëshiroja që Adnani të qëndronte.

Evolucioni që Januzaj ka pasur që kur ka mbërritur këtu deri më tash ka qenë sinqerisht pozitiv. Të gjithë e dimë se çka është në gjendje të japë në fushë. Shpresojmë se ai do të shohë një mundësi në Real Sociedad”, ka thënë Olabe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat