Real Madridi planifikon shitjen përfundimtare të Caballosit

Futboll

Real Madridi planifikon shitjen përfundimtare të Caballosit

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 16:03
Dani Ceballos

Klubi spanjolle, Real Madridi ka në plan të shesë përfundimisht mesfushorin Dani Ceballos në fund të këtij sezoni.

Mesfushori aktualisht është në mes të sezonit të tij të dytë si huazim te Arsenal dhe marrëveshja nuk përfshin një mundësi blerje të përhershme.

Megjithatë, Real Madrid nuk dëshiron të marrë në konsideratë një huazim të tretë të thjeshtë për spanjollin.

Sipas mediumit Okdiario, në vend të kësaj Mbretërit do të kërkojnë të shesin lojtarin dhe të përfitojnë të holla në këtë krizë financiare.

Reali thuhet se shpreson të mbledh 25 milionë euro nga transferimi i Ceballos këtë verë.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta pritet të jetë i interesuar për të mbajtur nën kontroll spanjollin, i cili pëlqehet edhe në Serie A dhe La Liga. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat