Turp, rrahje masive

Futboll

Turp, rrahje masive

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 17:51
Turp, rrahje masive

E pabesueshme çfarë ka ndodhur pas vërshëllimës së trefishtë në Maccabi Haifa-Hapoel Haifa, derbi shumë i zjarrtë në Izrael.

Ndeshja është fituar 2:0 nga vendasit dhe në përfundim të sfidës është zhvilluar një sherr i pabesueshëm.

Imazhet e sherrit masiv kanë bërë xhiron e internetit dhe rrjeteve sociale. Protagonistë të 22 lojtarët dhe jo vetëm. Personeli i stolit, trajnerë dhe stafet respektive janë bashkuar dhe kanë dhuruar një spektakël të shëmtuar.

Duket se situata ka degjeneruar për shkak të disa fjalëve të tepërta të thëna nga stoli i Maccabi-t drejt lojtarëve të Hapoel.

Do ‘i takojë gjykatësit sportiv të analizojë imazhet dhe të marrë masa. Arbitri nuk ka ndëshkuar asnjeri me karton të kuq, ndoshta i hutuar nga ajo që po ndodhte dhe i përqendruar që të shmangte ndonjë goditje të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat