Trepça ’89 me gjest të madh për lojtarin e tyre

Futboll

Trepça ’89 me gjest të madh për lojtarin e tyre

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 18:16
Trepça ’89 me gjest të madh për lojtarin e tyre

Ardian Muja ka marrë dhuratën më të çmuar në jetë, pasi është bërë baba.

Futbollisti mitrovicas është bërë baba i një djali të vogël të cilin e kanë emëruar me ermin Mal, shkruan Olle.

E për nder se Muja është bërë baba, klubi i Trepçës ’89 në krye me presidentin e saj Abedin Zeka, i ka bërë një befasi lojtarit të tyre.

I pari i ‘Minatorëve’ ka organizuar një drekë me gjithë futbollistët dhe stafin e skuadrës për t’i uruar mirëseardhje në këtë botë Mal Mujës.

Kjo ishte një befasi e këndshme nga klubi që sigurisht e ka bërë të lumtur edhe yllin e skuadrës Ardian Muja.

Vlen të theksohet se gjatë ditës së djeshme, Trepça ’89 ka marrë një fitore 4-0 ndaj Ferizajt duke siguruar plasmanin në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat