Palmeiras mposhtet me penallti në Kupën e Botës

Futboll

Palmeiras mposhtet me penallti në Kupën e Botës

Nga: K.G. Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 18:38
Palmeiras mposhtet me penallti në Kupën e Botës

Skuadra e njohur braziliane Palmeiras mposhtet me penallti në luftë për vend të tretë në Kupën e Botës për klube. 
Al Ahly nga Egjipti, është skuadra që renditet në vendin e tretë në Kupën e Botës.

Al Ahly e mundën Palmeirasin me penallti me rezultat 3:2, pasi ndeshja përfundoi me rezultat 0:0.

Portieri i Al Ahly, Mohamed el Shenavi, është më meritori për fitoren, duke ndalur dy nga tre gjuajtjet e skuadrës braziliane, sidomos gjuajtjen e veteranit Felipe Melo.

Futbollistët Banoun, Hany e Ajayi shënuan nga penalltia dhe dështuan El Soulia e Mohsen për Al Ahly dhe Scarpa, Gomez shënuan dhe dështuan Roni, Adriano dhe Melo për Palmerasin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat