Manchester City është kthyer të dominojë në Premier League

Futboll

Manchester City është kthyer të dominojë në Premier League

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 18:43
Manchester City është kthyer të dominojë në Premier League

Manchester City është kthyer të dominojë në Premier League, por synon të përmirësohet gjithmonë e më shumë në të ardhmen.

Klubi anglez, sipas informacioneve që vijnë nga Brazili, duket se ka vënë në dorë dy talentet e Fluminense: Kayky e Metinho, të dy 17-vjeçarë, duhet të transferohen në Angli në 2022-shin.

Qytetarët do të derdhin në arkat e klubit brazilian një shifër prej 15 milionë eurosh për të dy lojtarët, plus bonuse të ndryshëm në varësi të rendimentit të dy të rinjve dhe një përqindje në rastin e një shitje të mundshme.

Dy lojtarët mund të huazohen te një nga klubet që kontrollohen nga City Football Group, si Troyes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat