Rummenigge me elozhe për Salah: Ai është ‘Messi i Afrikës’

Futboll

Rummenigge me elozhe për Salah: Ai është ‘Messi i Afrikës’

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 18:56
Rummenigge / Salah

Drejtorit ekzekutiv i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, e ka quajtur Mohamed Salahun si “Lionel Messi i Afrikës”.

Kjo ka konfirmuar zërat mbi një kalim të mundshëm të sulmuesit në Bundesligë, pikërisht në radhët e rekordmenëve të Gjermanisë.

Por kampionët në fuqi të Ligës Premier nuk e kanë aspak ndërmend të heqin dorë nga një prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit.

Aktualisht Salah paguhet 200.000 funte në javë te Liverpuli dhe ka një kontratë që e lidh atë me të kuqtë deri në mesin e vitit 2023.

Muajin e kaluar 28-vjeçari tha në media se dëshiron shumë që ta mbyllë karrierën e tij pikërisht në radhët e “The Reds”, duke ndihmuar Liverpoolin për të fituar sa më shumë trofe që të jetë e mundur.

Megjithatë drejtuesit e Bayernit nuk janë stepur aspak nga një deklaratë e tillë.

Karl-Heinz Rummenigge ka thënë se për Bayernin do të jetë nder vërtet shumë i madh nëse arrin të marrë një futbollist si Mohamed Salah.

65-vjeçari ka shtuar se Salah është “Messi i Afrikës” dhe me aftësitë që zotëron mund të luajë në skuadrat më të mira në glob.

Tutje Rummenigge ka shtuar se Salah me ato çfarë ka arritur mund të krahasohet me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin.

Salah ka realizuar 22 gola në 32 ndeshje në këtë sezon, në të gjithë garat.

Ai është shpallur golashënuesi më i mirë i Ligës Premier në sezonet 2017-18 e 2018-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat