Agjenti Mino Raiola: Nuk flas për Pogban, pasi pastaj nuk po i merr gjumi disa

Futboll

Agjenti Mino Raiola: Nuk flas për Pogban, pasi pastaj nuk po i merr gjumi disa

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 23:08
Paul Pogba

Mino Raiola ka thënë se nuk mund të flasë për Paul Pogba dhe kthimin e tij të mundshëm në Juventus.

Raiola sot ishte në Milano ku u mbajt një asamble e Lega Serie A.

Agjenti foli për zgjatjet e kontratave të Gigio Donnarumma dhe Zlatan Ibrahimovic para se të diskutonte të ardhmen e mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba.

“Përsëri, ta lëmë atë të qetë, unë nuk mund të flas për Pogba sepse njerëzit po bëhen nervozë, nuk po flenë natën”.

“Është më mirë të mos flasësh. Unë duhet të punoj në heshtje, nëse flas, dikush ofendohet”, ka thënë Raiola.

“A ka ndonjë gjasë për të parë yllin e Francës që të kthehet në Juventus? Unë flas për askënd, bëj atë që duhet, me njerëzit e tjerë, jo para jush. Unë gjithmonë kam punuar nën hije”, deklaroi Raiola.

Kontrata e Pogbas me Manchester United skadon në qershor 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat