Rekordi i paarritshëm i Hansi Flick me Bayern Munchen, më shumë trofe se sa humbje

Futboll

Rekordi i paarritshëm i Hansi Flick me Bayern Munchen, më shumë trofe se sa humbje

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 23:51
Hansi Flick

Pak do të kishin vënë bast në nëntor të vitit 2019 që Hansi Flick do të qëndronte te Bayern Munich dhe do të fitonte gjithçka çka fitohet.

Skuadra bavareze ka hyr në historinë e futbollit, pas fitores  në finalen e Kupës së Botës për Klube të enjten (1 -0) ndaj Tigres, duke u bërë klubi i dytë që fiton gjashtë trofe në një sezon.

Këtë moment historik e kishte arritur në FC Barcelona nën drejtimin e Pep Guardiolas në vitin 2009.

Flick, aktualisht ka më shumë tituj (6) sesa humbje (5), pasi e ka drejtuar skuadrën në 68 ndeshje.

Nga këto 68 ndeshje, Flick ka arritur të fitojë 58 prej tyre, me vetëm pesë barazime dhe pesë humbje.

Ekipi i tij ka shënuar 210 gola, duke pasur mesatare të golave më shumë se tre për ndeshje. Një mizori.

“Ne duam të jemi skuadra më e suksesshme që ka pasur Bayern Munich”, ka thënë ai pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat