Aliovski mezi pret të përballet përsëri me Nicolas Pepen

Futboll

Aliovski mezi pret të përballet përsëri me Nicolas Pepen

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 10:11
Aliovski mezi pret të përballet përsëri me Nicolas Pepen

Leeds dhe Arsenal janë përballur me 22 nëntor në Ligën Premier, në një ndeshje të zjarrtë.

Edhe pse takimi mes dy rivalëve të vjetër në Ligës Premier përfundoi pa gola 0-0, në fushë kishte zënka të shumta.

Sulmuesi i Arsenalit, Nicolas Pepe pati një konflikt me mbrojtësin shqiptar të Leeds United, Ezgjan Aliovskin.

Pepe e goditi me kokë shqiptarin, ndërsa gjyqtari kryesor e përjashtoi me karton të kuq.

E në fund të ndeshjes, Kieran Tierney i Arsenalit tentoi të qëronte hesapet me shqiptarin, të cilit në ndihmë i doli Granit Xhaka duke e mbrojtur atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat