Mourinho: Ishim më të mirë

Futboll

Mourinho: Ishim më të mirë

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 10:26
Mourinho: Ishim më të mirë

Mes shumë akuzave që i janë bërë përgjatë viteve Jose Mourinhos, është edhe ajo e një trajneri mbrojtës.

Një epitet që i është ngarkuar pas disa ndeshjeve ku skuadrat e tij kanë “parkuar autobusin” para portës, si për shembull ajo Barcelona-Inter në vitin e triumfit të trefishtë për zikaltrit.

Vetëm se palmaresi i trofeve flet në favor të Special One, diçka që tregon se metodat e tij funksionojnë dhe nëse portugezi është nga ata që mendojnë se është më mirë të pësosh një gol më pak se kundërshtari, natyrisht që nuk mund të jetë i kënaqur i një disfate sa spektakolare aq edhe të papranueshme për mënyrën e tij të të parit të gjërave.

Disfata 5-4 e pësuar nga Evertoni i Carlo Ancelottit, hyn në historinë e FA Cup dhe natyrisht që ngjall diskutime. Një ndeshje që është pak ta quash spektakolare, e mbyllur vetëm në kohën shtesë me golin e Bernard, pasi në kohën e rregullt kishin ndodhur nga të gjitha, përfshirë një dy-golësh të Davinson Sanchez që natyrisht nuk është një bomber, por Mourinho nuk mund të jetë i kënaqur kur pëson 5 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat