Flick: Kemi pasur disa probleme në ditët e fundit

Futboll

Flick: Kemi pasur disa probleme në ditët e fundit

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 10:33
Flick: Kemi pasur disa probleme në ditët e fundit

Bayern Munchen festoi fitimin e një tjetër trofeu ditën e djeshme, i gjashti me Hansi Flick si trajner. Gjermani mori drejtimin e ekipit bavarez nëntorin e vitit 2019 dhe po bën një punë të shkëlqyer në stol.

Djemtë e tij mposhtën 1-0 meksikanët e Tigres falë golit të Pavard dhe fituan Botërorin për Klube. 6 trofe si trajner i Bayern Munchen dhe vetëm 5 humbje, një statistikë e jashtëzakonshme për Flick, i cili tha këto fjalë:

“Urime skuadrës për këtë arritje historike, fitimin e trofeut të gjashtë brenda një viti. Ka qenë sezoni më i bukur dhe fitues i historisë së Bayern Munchen.

Kemi pasur disa probleme në ditët e fundit, por djemtë luajtën në mënyrë të jashtëzakonshme. Të gjithë jemi krenarë për atë që kemi bërë, është e pabesueshme ajo që kemi arritur“, deklaroi Flick.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat