Brdariç: Nuk ka rëndësi nëse nesër bie shi, qen apo mace

Futboll

Brdariç: Nuk ka rëndësi nëse nesër bie shi, qen apo mace

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 11:29
Brdariç: Nuk ka rëndësi nëse nesër bie shi, qen apo mace

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç u prononcua para mediave për takimin e nesërm kundër Apolonisë.

“Apolonia – Mendoj duhet të respektojmë në maksimum çdo kundërshtar. Nuk ka rëndësi nëse është Apolonia apo ndonjë ekip. Përgatitemi me të njëjtën mënyrë. Nesër është një ndeshje, janë 3 pikë. Është synimi jonë dhe duhet të shkojmë përpara. Në këtë javë, jemi të përqëndruar më shumë te kjo ndeshje.

Dy mungesa të rëndësishme – Kemi alternativa dhe mundësi. Kemi punuar këtë javë. Secili e di për planin e ndeshjes. Duhet të lejojmë futbollistët të shprehin veten në fushë dhe të zbatojnë porositë.

Vllazni ndryshe në këto 3 ndeshjet, rënie – Nuk dua të justifiko j situatën. E shpjegova javën e kaluar. Nuk dua të bëj justifikime. Jemi realistë. E dimë që në javët e fundit nuk kemi [patur rezultatet që njerëzit prisnin. Smund të sndryshojmë fushat dhe arbitrat. Ajo që duhet të ndryshojmë është loja jonë dhe të shfrytëzojmë mundësitë.

Të gjithë presin që ne të thyhemi. E kemi treguar në të kaluarën se kur thyhemi, por pastaj kemi treguar që ne të shkojmë përpara.

Borë në Shkodër – Nuk ka rëndësi nëse bien shi, borë, mace apo qen. Kemi punuar shumë mirë. Asgjë se ndalon Vllazninë.

Dilaver dhe Hoxha pa gola – E di që të gjithë i pëlqejnë sulmuesit tanë. Presim që nesër sulmuesit tanë të hidhen në sulm dhe të gjejnë shënjestrën.
Tim Brdariç gati për debutim – E kam thënë dhe herë të tjera. Është një futbollist nga shumë të tjerë me perspektivë. Po punojmë që ky futbollist t’i sjellë vlerë klubit. Nëse ka ardhur që të futet në fushë, do ta bëjmë”, u shpreh Brdariç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat