UEFA vendos që takimi i kthimit në Europa League

Futboll

UEFA vendos që takimi i kthimit në Europa League

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 11:53
UEFA vendos që takimi i kthimit në Europa League

Edhe sfida e dytë e raundit të 1/16-ave të Ligës së Europës Benfika-Arsenal do të zhvillohet në fushë neutrale.

UEFA vendosi përpara disa minutash që dhe takimi i 25 shkurtit i planifikuar për t’u zhvilluar në Portugali, të zhvillohet në stadiumin “Karaiskakis” në Athinë.

Lajmi u konfirmua nga klubi i Arsenalit në faqen zyrtare. Kujtojmë që dhe ballafaqimi i parë në 18 shkurt Arsenal-Benfika nuk do të luhet në Londër, por në stadiumin “Olimpiko” në Romë.

Këto ndryshime të vendeve të ndeshjeve janë marrë pasi disa shtete si Anglia, Gjermania, etj kanë bllokuar për një afat të caktuar fluturimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat