Tuchel ia mundësoi debutimin 18-vjeçarit

Futboll

Tuchel ia mundësoi debutimin 18-vjeçarit

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 14:52
Tuchel ia mundësoi debutimin 18-vjeçarit

Skuadra londineze Chelsea synon të bëjë një lëvizje për mesfushorin e Paris Saint-Germain Kays Ruiz-Atil, raporton “The Sun”. 

Trajneri i ri i “Bluve” Thomas Tuchel ia mundësoi debutimin 18-vjeçarit në “Parc des Princes”, sa ishte trajner i PSG, dhe tani po shpreson të bashkohet me të në “Stamford Bridge”.

Krerët e Chelsea-t thuhet se kanë mbajtur bisedime me agjentët e Ruiz-Atil, ku kontrata aktuale e tinejxherit me kampionin francez skadon në fund të këtij sezoni.

Ata po synojnë që të arrijnë sa më shpejt marrëveshje me mesfushorin francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat