Pioli: Fjalën titull do ta përmend vetëm në mesin e majit

Futboll

Pioli: Fjalën titull do ta përmend vetëm në mesin e majit

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 16:15
Pioli: Fjalën titull do ta përmend vetëm në mesin e majit

Trajneri i AC Milan, Stefano Pioli, duke folur në konferencën për gazetarë, ka refuzuar të flasë për titullin e Serie A.

Milan do të përballet me Spezian në kuadër të xhiros së 22-të të Serie A.

Pioli u pyet nga gazetarët se a e konsideronin vetën “Rossonerët” si favoritë për titull.

“Fjalën titiull do ta përmend vetëm në mesin e majit, po e bëni vazhdimisht këtë pyetje dhe nuk është e nevojshme ti përgjigjem”, tha ai.

“Duhet të jemi modestë, dhe të vazhdojmë të demonstrojmë kualitetin tonë. Nuk duhet të ëndërrojmë, por të japim maksimumin çdo ndeshje”, përfundoi Stefano Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat