Pelle zotohet të sigurojë qëndrimin e Parmës në Serie A

Futboll

Pelle zotohet të sigurojë qëndrimin e Parmës në Serie A

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 17:04
Graziano Pelle

Graziano Pelle, tha se Parma e bindi atë me pasionin e tyre dhe u zotua të luftojë për t’i siguruar atyre mbijetesën.

35-vjeçari është rikthyer te Parma pasi kishte luajtur në Feyenoord, Southampton dhe Shandong Luneng.

“Unë e mbajta veten gati, kam punuar shumë pas kampionatit,” tha Pellè në një konferencë për shtyp. “Shpresoj të bëj mirë me klubin e ri”.

Parma është e 19-ta në Serie A, e Pellè u zotua të luftojë për të kthyer gjërat në të mirë të Parmës.

“Unë jam pozitiv për sezonin, pozicioni është i vështirë, por nuk duhet të ndiejmë keqardhje për veten tonë,” tha ai. “Ne do të përpiqemi t’i kthejmë gjërat dhe unë jam një djalë që i pëlqen të luajë kur ka presion.”

Gjatë vitit 2018, Pelle kishte arritur që të shënoi 17 gola në 25 paraqitje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat