Barella do të jetë kapiteni i ardhshëm i Interit

Futboll

Barella do të jetë kapiteni i ardhshëm i Interit

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 17:16
Nicolò Barella

Mesfushori italian Nicolò Barella mund të bëhet kapiteni i ardhshëm i Interit pas largimit të Samir Handanovic.

Reprezentuesi italian u bashkua me Nerazzurrët nga Cagliari në verën e vitit 2018 për një marrëveshje prej 40 milionë euro dhe sipas La Gazzetta dello Sport, vlera e tij tani është dyfishuar.

Gazeta raporton se Inter ka zgjedhur 24-vjeçarin si kapiteni i ardhshëm i Interit pas Samir Handanovicit.

Nerazzurrët po përgatisin gjithashtu një kontratë të re për të zgjatur qëndrimin e tij në klub përtej vitit 2024.

Barella ka tre gola dhe 10 asistime në 31 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat