Ademi me Dinamon kërcënojnë Osijekun

Futboll

Ademi me Dinamon kërcënojnë Osijekun

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 17:50
Ademi me Dinamon kërcënojnë Osijekun

Kapiteni i Dinamos së Zagrebit dhe anëtari i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Arijan Ademi, tha se janë gati për derbin e fundjavës kundër Osijekut.

Kjo do të jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme në këtë sezon, sepse beteja për titullin po zhvillohet mes këtyre dy skuadrave, siç nuk ishte shumë kohë më parë.

Ndeshja luhet nesër (17.30) në kuadër të javës së 21-të të kampionatit kroat. Dinamo kryeson me 45 pikë aq sa ka edhe Osijeku në pozitën e dytë. Ademi me Dinamon kërcënojnë Osijekun.

"Liga kroate është shumë e paparashikueshme dhe interesante në këtë sezon. Sidomos për spektatorët, kampionati është shumë i fortë. Të shtunën kemi një punë të vështirë përpara, por të gjithë duam t'i përgjigjemi si duhet kësaj sfide dhe mbi të gjitha presionit që na bëhet. Ne shkojmë ndeshje pas ndeshje” – tha mes të tjera Ademi.

"Forma jonë është në rritje, në disa ndeshje na ka munguar pak fati, dhe është shumë e rëndësishme në futboll, por për ne tani janë dy fitore radhazi dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne ", tha ndër të tjera Ademi përpara sfidës me Osijekun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat