Juventusi me mungesa

Futboll

Juventusi me mungesa

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 17:57
Juventusi me mungesa

Nuk ka vetëm Napoli probleme me mungesat para supersfidës së javës së 22-të të Serie A ndaj Juventusit, por edhe bardhezinjtë e Pirlos.

Mesfushori brazilian Arthur, i cili mungoi edhe në derbin e Italisë në Kupë ndaj Interit, ka marrë një goditje në këmbë dhe do t’i duhen pak ditë për t’u rikuperuar.

Shpresa e Pirlos është ta ketë brazilianin për duelin ndaj Portos në Champions.

Edhe Leonardo Bonucci, i cili qëndroi në stol në sfidën e Kupës ndaj Interit, ende nuk është rikuperuar plotësisht pas goditjes që mori në ndeshjen ndaj Romës dhe do të lihet pushim edhe në ndeshjen ndaj Napolit.

Mungesë tjetër përballë skuadrës së Gattusos do të jetë edhe ajo e Paulo Dybala, me Pirlon që duhet t’i bëjë mirë llogaritë, pasi Napoli e ka potencialin për t’i bërë keq Juves.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat