Solskjaer po monitoron nga afër sulmuesin Haaland

Futboll

Solskjaer po monitoron nga afër sulmuesin Haaland

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 19:24
Ole Gunnar Solskjaer

Manchester United raportohet se po monitoron nga afër sulmuesin Erling Haaland.

Së fundmi, është publikuar një lajm nga gazeta gjermane ëAZ se Borussia Dortmund është futur në një krizë financiare.

Kjo për shkak të të ardhurave të vogla që ata po marrin në krahasim me vitet e kaluara.

E tani, Djajtë e Kuq duket se kanë vendosur ‘syrin’ e tyre në klubin gjerman, pasi shpresojnë të transferojnë Erling Haaland.

“Është e qartë se Haaland do të ketë një karrierë fantastike. Unë po e ndjek atë. Gjithmonë e kam thënë një gjë të tillë. Unë e menaxhova atë për më shumë se dy vite”, tha Ole Gunnar Solskjaer.

“Unë nuk dua të them asgjë tjetër përveç kësaj. Unë i uroj të gjitha të mirat. Çfarëdo që të jetë zgjedhja që ai bën është në varësi të ti”, përfundoi trajneri i Man Utd.

Solskjaer punoi me Erling Haaland për dy vjet në Molde, madje ai debutoi në moshën 16 vjeçare në vitin 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat