Zidane merr lajme të mira përpara ndeshjes ndaj Valencia

Futboll

Zidane merr lajme të mira përpara ndeshjes ndaj Valencia

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 21:19
Foto ilustrim

Real Madridi ka pranuar lajme të mira nga seanca stërvitore para ndeshjes me Valencian në La Liga.

Zinedine Zidane ka qenë njëri nga trajnerët me më së shumti probleme kur vjen puna te mungesa e lojtarëve këtë sezon.

Eden Hazard është përfshirë në nëntë lëndime me Los Blancos që nga transferimi i tij në këtë klub.

Megjithatë, Zidane ka pranuar lajme të mira në seancën e fundit stërvitore, pasi është parë rikthimi i Dani Carvajal dhe Lucas Vazquez.

Militao, Rodrygo, Valverde, Odriozola dhe Sergio Ramos nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Valencias, e cila zhvillohet më 14 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat