Një nga pronarët e Inter Miami mesazh Messit: Jam i sigurt që rrugët tona do të kryqëzohen

Futboll

Një nga pronarët e Inter Miami mesazh Messit: Jam i sigurt që rrugët tona do të kryqëzohen

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 21:39
Marcelo Claure dhe Lionel Messi

Marcelo Claure, një nga pronarët e ekipit Inter Miami në MLS, ka shkruar një rrjetet sociale për një dhuratë që i dha Lionel Messi.

Messi i kishte dhuruar një fanellë të nënshkruar biznesmenit bolivian dhe mesazhi i tij i falënderimit përmbante dëshirën e tij që një ditë rrugët të bashkoheshin në SHBA.

“Faleminderit [Messi] që më dërgove këtë fanellë”.

“Ne do të kujdesemi mirë për të. Bota e futbollit është një vend i vogël dhe jam i sigurt që rrugët tona do të kryqëzohen”, ka shkruar Claure në Instagram.

Mbetet të shihet nëse rrugët e tyre do të bëhen bashkë në Inter Miami, pasi dhe Messi ka thënë se ai do të ishte i interesuar në një aventurë në MLS.

“Gjithmonë kam pasur ëndërr të jem në gjendje të shijoj dhe përjetoj Shtetet e Bashkuara dhe ta përjetoj atë kampionat”, kishte thënë Messi në një intervistë me Jordi Evole. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat