“Salah ishte i madh që te Fiorentina, e kuptova që ishte special pas golit kundër Juventus-it”

Futboll

“Salah ishte i madh që te Fiorentina, e kuptova që ishte special pas golit kundër Juventus-it”

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 08:52
Salah

Janë të shumtë lojtarët që në vitet e fundit kanë arritur një nivel shumë të lartë me fanellën e Roma-s dhe më pas janë transferuar te skuadra të mëdha të Europës.

Ka qenë rasti i Benatia-s, Marquinho-s, Alisson dhe Salah. Egjiptiani ka fituar Champions League me Të Kuqtë, Botërorin për klube dhe ka dalë i pesti në garën për Topin e Artë 2019-të.

Megjithatë, sipas Micah Richards, Salah e kishte arritur formën më të mirë që te Fiorentina, para se të transferohej te Roma në 2015-ën.

“Momo nuk e pasonte kurrë topin, por ishte i justifikuar sepse shënonte gola të mrekullueshëm”, ka thënë ish-mbrojtësi i Manchester City-t dhe shoku i skuadrës i egjiptianit te Fiorentina për Anfield Wrap.

“Shumë njerëz mendojnë se ka arritur kulmin te Roma dhe se kjo e ka çuar te Liverpool-i, por në të vërtetë luante në atë nivel që te Fiorentina. Ndoshta nuk shënonte kaq shumë, por ndikimi i tij në çdo ndeshje ishte mbresëlënës”.

“Ndonjëherë kemi dalë për kafe, por nuk mund të shkonim në asnjë vend. Unë po, por jo ai, sepse ishte bërë një Zot në Firence pas vetëm dy muajsh. Bëri një gol kundër Juvens pasi kaloi 3 ose 4 lojtarë, aty e kuptova se ishte special”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat