Rekordi 70-vjeçar dhe një tjetër special

Futboll

Rekordi 70-vjeçar dhe një tjetër special

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 12:28
Rekordi 70-vjeçar dhe një tjetër special

Zlatan Ibrahimoviç ka shumë arsye për të shënuar sonte kundër Spezia. Sulmuesi i Milanit ka mundësinë të thyejë rekordin 70-vjeçar të Silvio Piola dhe të bëhet lojtari më i vjetër që ia ka dalë të shënojë 15 gola në një sezon të Serie A.

39-vjeçari do bëjë maksimumin t’ia arrijë këtij qëllimi dhe ta shkruajë emrin në librat e historisë së Serie A. Gjithsesi ky nuk është rekordi i vetëm që Ibra do synojë të vendosë sonte ndaj Spezia.

Sulmuesi mund të bëhet lojtari i parë i këtij shekulli që u shënon 80 klubeve të ndryshme në “top5” kampionatet më të forta në Europë.

Spezia është kundërshtari i 99-të me të cilin Ibra përballet dhe shifrat tregojnë që sulmuesi pothuajse i ka ndëshkuar të gjithë. Këtë rekord ai e ka arritur duke veshur fanellat e Juventusit, Interit, Barcelonës, PSG-së, Manchester United dhe Milanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat