Mane nis kontaktet për bashkimin e dy klubeve

Futboll

Mane nis kontaktet për bashkimin e dy klubeve

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 13:24
Mane nis kontaktet për bashkimin e dy klubeve

Sadio Mane duket se ka vendosur të interesohet për një projekt që ka lidhje me bashkimin e dy skuadrave të Bourges, që luajnë në kategorinë e katërt të futbollit francez dhe që duan të bëhen një ekip i vetëm.

Sipas mediave franceze, sulmuesi i Liverpool ka nisur kontaktet me numrin një të Bourges Foot, Cheikh Sylla, për të diskutuar në lidhje me të ardhmen e klubeve.

Nga sa mësohet, Mane ka patur dida kontakte nëpërmjet menaxherit të tij Pape Dieng për të diskutuar për zgjerimin e shkollës së futbollit të francezëve, përmirësimin e strukturave, por mbi të gjitha krijimin e një sektori të moshave dhe një ekipi femrash.

Nuk është akoma e qartë nëse ndërhyrja e yllit të Liverpool-it do të ketë një vazhdim për sa i takon një roli zyrtar në klub. E vetmja gjë e sigurt është se interesimi i lojtarit është konkret dhe se vetëm Covid ka ngadalësuar negociatat dhe dialogun mes palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat