Zidane jep lajmin e madh

Futboll

Zidane jep lajmin e madh

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 13:58
Zidane jep lajmin e madh

Eden Hazard mund të kthehet në fushë shumë më shpejt se që është parashikuar.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.

Në konferencë për media para ndeshjes me Valencian në La Liga, Zizu tha se Eden po ndihet shumë më mirë dhe objektivi është që të stërvitet me grupin që nga java e ardhshme.

Kjo do të thoshte se Eden mund të jetë gati për ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër Atalantës, e po ashtu derbin me Atleticon.

“Hazard? Është shumë më mirë. Shpresojmë që javën tjetër të stërvitet me grupin”, u shpreh Zizu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat