Conte kërkon falje për gjestin fyes ndaj Juventusit

Futboll

Conte kërkon falje për gjestin fyes ndaj Juventusit

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 14:40
Antonio Conte

Trajneri i Interit, Antonio Conte kërkoi falje për gjestin fyes që ai e bëri në drejtim të drejtorëve të Juventusit.

Inter do të luajë nesër me fillim nga ora 20:45 në kuadër të Serie A me ekipin e Lazios.

Megjithatë, një ditë përpara kësaj ndeshje, Conte donte të bënte një deklaratë në të cilën kërkon falje për veprimet e tij që ndodhën në tunel me stafin e Juventusit në Coppa Italia.

“Unë dua të flas vetëm për futbollin gjatë konferencës për shtyp, kështu që do ta them këtë para se të fillojmë,” tha Conte.

“Unë jam këtu për të kërkuar falje, sepse reagova në mënyrë të gabuar ndaj fyerjes. Unë mund të kisha reaguar ndryshe dhe kjo do të kishte qenë më pozitive ”.

Conte u kap në kamera duke drejtuar gishtin e mesit drejt anëtarëve të Juventusit në tribuna.

Ai në fund thotë se i vjen shumë keq dhe do të mësojë nga ky gabim në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat