Trajneri i PSG-së “i thyen zemrën” Neymarit

Futboll

Trajneri i PSG-së “i thyen zemrën” Neymarit

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 15:05
Trajneri i PSG-së “i thyen zemrën” Neymarit

Nejmar ka pësuar një tjetër dëmtim dhe do t’i mungojë për katër javë PSG-së. Historia ka treguar se braziliani i ka munguar kampionëve të Francës gjithmonë para ndeshjeve të rëndësishme në “Champions League”.

Një tjetër histori e përsëritur është edhe dëmtimi përpara datëlindjes të së motrës së tij, në Brazil.

Në shumë raste Nejmar zgjedh që të rikuperohet në vendlindje dhe të shfrenohet me festat në këtë vend.

Por situata ka ndryshuar këtë herë pasi Pochetino është shprehur prerë se nuk do të ketë kthim të Nejmar në Brazil për t’u rikuperuar përgjatë kësaj kohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat