Krasniqi: Tentuam ta befasojmë Ballkanin

Futboll

Krasniqi: Tentuam ta befasojmë Ballkanin

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 16:35
Krasniqi: Tentuam ta befasojmë Ballkanin

Trajneri i ri i Besës, Leutrim Krasniqi, ka debutuar me humbje në bankinën e ekipit pejan, duke u mundur nga Ballkani.

Suharekasit fituan 3:0 në Brestovik, ku fusha ishte e mbuluar krejtësisht me borë.

Krasniqi deklaroi pas ndeshjes që kishin punuar të përballen më seriozisht me Ballkanin, por sipas tij ishte fusha ajo që ia vështirësoi punën ekipit.

“Kemi punuar shumë që t’i bëjmë më shumë probleme Ballkanit, por nuk ia dolëm. Sot u mposhtëm nga gabimet tona”, deklaroi Krasniqi për Art Sport.

“Synimet për këtë edicion? Ne do të punojmë sa më shumë dhe t’i marrim ndeshjet një nga një, e uroj të kemi sukses”.

“Duhet theksuar që edhe kushtet ishin shumë të vështira sot, ku bora e dendur na pengoi jashtë mase”, u shpreh Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat