Trajneri i Prishtinës: Duhet të jemi të kënaqur me këtë fitore

Futboll

Trajneri i Prishtinës: Duhet të jemi të kënaqur me këtë fitore

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 16:36
Trajneri i Prishtinës: Duhet të jemi të kënaqur me këtë fitore

Prishtina ka vazhduar me formën e mirë duke arritur edhe fitoren e tretë në tri ndeshje zyrtare në vitin 2021.

Pas dy fitoreve ndaj Dritës në Superkupë dhe Kupë, prishtinasit kanë fituar ndaj Drenicës në “Fadil Vokrri”, 3:1, duke filluar mbarë stinorin pranveror.

Trajneri Zekirija Ramadani ka uruar lojtarët e dy ekipeve për paraqitjen sot.

“Sot duhet të jemi të kënaqur me këtë fitore. Uroj futbollistët e mi dhe ata të Drenicës për angazhimin dhe lojën që shfaqën në këto temperaturë të ulëta”, deklaroi Ramadani për Art Sport.

“Falenderoj skuadrën për luftën që bëri në fushë. Nuk ishte e lehtë, sepse tradita e ndeshjeve me Drenicën tregon që nuk ka takim të lehtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat