Nga ndeshja perfekte tek ajo e makthit, flet Clarence Seedorf

Futboll

Nga ndeshja perfekte tek ajo e makthit, flet Clarence Seedorf

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 17:26
Clarence Seedorf

Në profilin zyrtar të UEFA Champions League në Twitter është publikuar një video-intervistë e realizuar me ish-mesfushorin dhe trajnerin e Milan-it, Clarence Seedorf. Ja çfarë ka thënë holandezi:

Gjysmëfinalja me United, ndeshja perfekte: “Pasi kemi humbur në Manchester, kundër një United të madh, nuk ishte e lehtë. Kush mund ta mendonte se do të kishim fituar 3-0?”, ka thënë Seedorf.

“Nuk u kemi lejuar shumë raste, edhe pse ishin të famshëm se shënonin shumë gola. E kemi përkufizuar si ndeshja perfekte. Taktikisht ka qenë perfekte, momentet kur kanë ardhur golat kanë qenë perfektë, loja jonë ka qenë perfekte”.

Disfata në Stamboll kundër Liverpool-it: “Çfarë ndeshje, kemi qenë me të vërtetë fabtastikë në atë finale. Ka qenë ndoshta Milan-i më i mirë i parë në finale. Por, më pas, kemi humbur. Kështu që ndonjëherë është më mirë të luash keq dhe të fitosh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat