Gattuso pendohet që s’i ka dhënë më shumë minuta Rrahmanit

Futboll

Gattuso pendohet që s’i ka dhënë më shumë minuta Rrahmanit

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 21:09
Amir Rrahmani

Amir Rrahmani ishte protagonist në fitoren e Napolit ndaj Juventusit me rezultat 1:0.

Chiellini shkaktoi ndërhyrje të palejuar ndaj tij, çka bëri që gjyqtari të akordonte penallti, e që në gol e shndërroi Insigne.

Pas ndeshjes, Gattuso e pranoi që i ka dhënë pak minuta Rrahmanit.

“Rrahmanit i kam dhënë më pak minuta se që e ka merituar, por ta kesh Manolas dhe Koulibaly nuk është e lehtë t’i largosh” – tha ai.

Rrahmani u vlerësua me notën 7.4 i dyti më i vlerësuari pas Insignes 7.6.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat