Messi barazon Xavin, bëhet lojtari me më së shumti paraqitje në histori tek Barça

Futboll

Messi barazon Xavin, bëhet lojtari me më së shumti paraqitje në histori tek Barça

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 21:28
Lionel Messi dhe Xavi Hernandez

Lionel Messi nuk ndalet duke thyer rekorde.

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka barazuar rekordin e paraqitjeve për klubin me legjendën spanjolle, Xavi Hernandez.

Xavi deri tani ishte lojtari që kishte më së shumti paraqitje në fanellën e Barcelonës, ai kishte regjistruar 505 paraqitje gjatë karrierës së tij në fenellën “Blaugrane”.

Tani, edhe Messi ka arritur shifrën e 505 paraqitjeve për Barçën dhe do ta thyej këtë rekord në ndeshjen e ardhshme.

Pas Messit, Andres Iniesta kishte regjistruar 404 paraqitje dhe Sergio Busquets që tani ka 398 paraqitje për klubin.

Argjentinasi është gati të thyejë edhe rekordin e paraqitjeve totale për klubin, të cilin e mban poashtu Xavi.

Xavi ka 767 paraqitje total, ndërsa Messi ka 758 paraqitje dhe i duhen edhe nëntë paraqitje për ta kapërcyer spanjollin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat