Zabaleta: City i ofron kushte perfekte Lionel Messit

Futboll

Zabaleta: City i ofron kushte perfekte Lionel Messit

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 11:03
Zabaleta: City i ofron kushte perfekte Lionel Messit

Lionel Messi do të ishte i përshtatshëm për Manchester Cityn në mes të dyshimeve të vazhdueshme për të ardhmen e tij te Barcelona, sipas Pablo Zabaletas.

Superyllit argjentinas i skadon kontrata në fund të sezonit dhe fituesi i gjashtë herë i Topit të Artë ka qenë i lidhur shumë me kampionët e Ligue 1 Paris Saint-Germain dhe gjigantët e Premier League Manchester City.

Ish-mbrojtësi i Cityt dhe Argjentinës ka dalur në mbështetje të idesë që Messi ta transferohet tek ish-skuadra e tij në Angli.

"Nëse Lionel Messi vendos të largohet nga Barcelona dhe ai dëshiron të luajë në kampionatin më të mirë, atëherë ai duhet të përjetojë Premier Ligën", tha Zabaleta për “The Mirror”.

"Është diçka që do ta tërheq atë, sepse çdo lojtar që njoh gjithmonë më pyet se si është Premier Liga.”

"Leo ka qenë në La Liga për kaq shumë vite dhe mendoj se do të ishte një tërheqje e madhe për të që të provonte futbollin anglez. Dhe Manchester City ofron kushtet e përsosura për të.”, shtoi më tutje Zabaleta.

"Ai e njeh shumë mirë Guardiolan, ai njeh drejtorin sportiv Txiki Begiristain dhe shefin ekzekutiv Ferran Soriano dhe gjithashtu Kun Agueron.

"Do të ishte një vendim i madh nëse Leo largohet nga Barcelona. Por nëse kjo është ajo që ai dëshiron, do të ishte një gjë e mirë për të që të shkonte në një klub që ka njerëz tashmë atje që mund ta ndihmojnë që të ambientohet shpejtë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat