Jo vetëm Shqipëria, një tjetër kampionat pezullohet

Futboll

Jo vetëm Shqipëria, një tjetër kampionat pezullohet

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 11:25
Jo vetëm Shqipëria, një tjetër kampionat pezullohet

Pas Shqipërisë, futbolli është pezulluar edhe në Maqedoninë e Veriut. Njëjtë si në vendin tonë, edhe në Maqedoni, shkak janë bërë kushtet atmosferike.

Në Maqedoninë e Veriut, ka pasur reshje të pandërprera dëborë, ku edhe temperaturat janë jashtëzakonisht të ulëta, duke bërë që federata të anulojë të gjitha ndeshjet e planifikuara për t’u luajtur këtë të diel.

5 ndeshjet e planifikuara ditën e sotme do të zhvillohen javën e ardhshme, kur situata të jetë përmirësuar.

Ndërkohë ditën e djeshme u zhvillua vetëm një ndeshje, ajo mes Akademija Pandev dhe Rabotniçki, e cila u mbyll me fitoren minimale të këtyre të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat