Zhgënjimi në radhët e tifozëve ishte aq i madh...

Futboll

Zhgënjimi në radhët e tifozëve ishte aq i madh...

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 11:44
Zhgënjimi në radhët e tifozëve ishte aq i madh...

14 shkurt 2011, “Fenomeni” Ronaldo nisi të qante. Në fakt, nuk ishte hera e parë që i ndodhte. Bari i “Olimpicos” në Romë ka përthithur në më shumë se një rast lotët e një prej futbollistëve më të mëdhenj që ka njohur historia e futbollit. Në fillim, kur iu dëmtua gjuri, për herë të dytë kur humbi mundësinë për të fituar kampionatin italian.

Po këtë herë ishte ndryshe. Ronaldo nisi të qante para mikrofonit, në krah të tij kishte djalin Alex, përballë gazetarët. Në atë ditë Shën Valentini, ishte fundi i një epokë.

Ronaldo po i jepte fund futbollit të luajtur. Vendimin e kishte marrë nja 10 ditë para se të duronte eliminimin e Corinthiansit të tij që në fazën paraeliminatore të Copa Libertadores nga skuadra kolumbiane Tolima. Përballja e parë kishte përfunduar 0-0, e kthimit 2-0 për Toliman.

Zhgënjimi në radhët e tifozëve ishte aq i madh, sa ata shfrynë edhe ndaj “Fenomenit”, duke e ofenduar rëndë me mesazhe në muret e qendrës sportive të Corinthiansit: “Ronaldo largohu”, “Mallkuar qofsh Ronaldo” apo “Ronaldo i shëndoshë dhe i paturp”.
Ishte shumë për një si ai, një kampion i madh dhe person shumë inteligjent. E kishte të qartë se duhej të thoshte mjaft, ndikuar edhe nga problemet fizike që nuk po i ndaheshin.

“Dhimbje që kalojnë nga një këmbë te tjetra, nga një muskul te tjetri,” sikurse rrëfen ai vetë. Vuajtje aq të mëdha që “më konsumojnë dhe me pengojnë të ngjit madje shkallët. Dhe në apartamentin tim nuk ka as ashensor.”
10 vite pa magjitë e “Fenomenit”, atij që u dha shumë kënaqësi njerëzve e që ndoshta mori shumë më pak se ç’meritonte nga futbolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat