Hazard i befason të gjithë

Futboll

Hazard i befason të gjithë

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 11:47
Hazard i befason të gjithë

Më në fund një surprizë pozitive nga Eden Hazard.

Sulmuesi belg i Realit të Madridit u parashikua se do të qëndronte jashtë fushave të lojës për 1 muaj, por në fakt ai do të qëndrojë vetëm 2-3 javë.

Gjatë këtyre ditëve ai është rikthyer në stërvitje me përgatitësin Dypo, duke bërë një plan të personalizuar për t’u rikthyer në formë dhe për të ndihmuar skuadrën e tij në një fazë shumë të rëndësishme të sezonit.

Të gjithë kanë besim se ky është momenti i duhur kur Hazard do të rigjejë besimin dhe do të jetë një element ku skuadra duhet të mbështetet. Duket më i lumtur dhe më i buzëqeshur që ka marrë këtë lajm pozitiv nga mjekët dhe mund të stërvitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat