Pioli: Duhet të reagojmë tani

Futboll

Pioli: Duhet të reagojmë tani

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 11:49
Pioli: Duhet të reagojmë tani

Milan u mposht 0-2 në mënyrë surprizuese mbrëmjen e djeshme të Serisë A, teksa nuk ia doli në transfertë përballë Spezias.

Kuqezinjtë lanë pikë të rëndësishme në garën për titullin kampion, megjithatë, trajneri Stefano Pioli thekson se ekipi do të dijë të ringrihet, ndërsa shtoi se humbja ishte e drejtë, më e merituara e këtij sezoni, transmeton "Vip Sport".

“Duhet të reagojmë tani dhe me siguri do ta bëjmë. Spezia ka fituar me meritë dhe kjo është humbja jonë e parë që e merituam.

Nuk arritëm të shpreheshim dhe kundërshtari na ndëshkoi. Jemi fokusuar gjithnjë në kërkim të intensitetit, por nuk funksionoi asgjë. Duke nisur nga zgjedhjet e mia deri te paraqitja individuale e futbollistëve”, u shpreh trajneri Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat