Roma synon t’i kthehet fitores në ndeshje ndaj Udineses, formacionet zyrtare

Futboll

Roma synon t’i kthehet fitores në ndeshje ndaj Udineses, formacionet zyrtare

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 11:49
Foto ilustrim

Roma dhe Udinese kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Serie A.

Giallorossët janë nikoqir të Udineses në takimin i cili pritet të zhvillohet me fillim nga ora 12:30 në stadiumin Olimpico.

Ekipi i Paulo Fonsecas vjen në këtë ndeshje pas humbjes nga Juventusi dhe synon t’i kthehet fitores për të mbetur në hap me pozitat e para.

Në anën tjetër, mysafirët janë në formë të lartë në ndeshjet e fundit dhe synojnë ta vazhdojnë me një rezultat pozitiv nga ky udhëtim.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Roma: Pau Lopez; Mancini, Cristante, Ibanez; Karsdorp, Villar, Veretout, Spinazzola; Pellegrini, Mkhitaryan; Mayoral

Udinese: Musso; Bonifazi, Nuytinck, Samir; Stryger Larsen, De Paul, Walace, Arslan, Zeegelaar; Deulofeu, Llorente

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat