Zyrtare: Dayot Upamecano nënshkruan me Bayern Munichun

Futboll

Zyrtare: Dayot Upamecano nënshkruan me Bayern Munichun

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 12:33
Dayot Upamecano

Bayern Munichu ka konfirmuar edhe zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me RB Leipzig për transferimin e mbrojtësit Dayot Upamecano.

Bavarezët kanë vazhduar me avazin e vjetër, duke ‘vjedhur’ yjet e rivalëve të tyre të Bundesligas.

Një të tillë tashmë e kanë konfirmuar dhe bëhet fjalë për mbrojtësin e RB Leipzig, Upamecano.

Është vet Bayerni që ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes për transferimin e mbrojtësit të ri, i cili ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

“Dayot Upamecano (22-vjeçar, RB Leipzig) do të transferohet në FC Bayern Munchen nga 1 korriku 2021”.

“Mbrojtësi dhe kampionët rekord gjerman kanë rënë dakord mbi kushtet e një marrëveshje pesë-vjeçare deri më 30 qershor 2026”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, lajmi u konfirmuar para disa ditësh nga drejtori sportiv Hasan Salihamdzic, por vetëm sot (e diel) ka ardhur zyrtarizimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat