Mos e harroni 14 shkurtin e vitit 1993, kur Serbia u bë nervoz për një arsye me Kosovën

Futboll

Mos e harroni 14 shkurtin e vitit 1993, kur Serbia u bë nervoz për një arsye me Kosovën

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 14 shkurt 2021 Në ora: 12:52
Mos e harroni 14 shkurtin e vitit 1993, kur Serbia u bë nervoz për një arsye me Kosovën

Data e 14 shkurtit e vitit 1993, gjithmonë do të shkruhet me shkronja të arta! Gjithmonë do të mbetet në historinë e lavdishme të futbollit dhe shtetit të Kosovës, kur Kosova zhvilloi ndeshjen e parë në rrafshin ndërkombëtar, kundër Shqipërisë.

Djelmoshat tanë rrezikuan jetën në ato vite të rënda, udhëtuan drejt Tiranës dhe në anën tjetër sigurimi shtetëror i pushtuesit serb mblidhte informacione, se si udhëtuan e shkuan dhe ku ishin ata.

I gjithë stafi i Kombëtares së Kosovës, ishte i rrezikuar, që të gjithë mund të përfundonin nëpër burgje sepse shkuan në Tiranë heronjtë tanë të sportit dhe për të zhvilluar takimin me vëllain e madh, Shqipërinë.

Pushtuesi serb ishte bërë nervoz sepse kjo ndeshje për ta ishte sikur thikë në zemër.

Futbollistët tanë, së bashku me selektorin Ajet Shoshollin, me kryetarin e asaj kohe të FFK-së, Agim Bytyqi, sekretarin e përgjithshëm Sejdi Mërkojën, me sponsorët dhe të gjithë të tjerët, realizuan ëndrrën e madhe dhe zhvilluan ndeshjen, Shqipëria triumfon me rezultat 3:1.

Këta ishin djem tanë, këta ishin heronjtë e sportit, që nuk menduan as dy herë por vendosën të shkojnë, të luajnë dhe të paguajnë me çdo çmim për shtetin e Kosovës. 

Shqipëria-Kosova 3:1
Stadiumi “Selman Stërmasi” në Tiranë.
Gjyqtarë: B. Pregja, H. Yeskaj, P. Brahja (Tiranë).    Kartoni i verdhë: E. Abazi.
Shënues: Abazi (39'), Seferi (40'-autogol), Fortuzi (49') - Sahiti (50'). 
Seleksioni i Shqipërisë: Kapllani (Teuta), Abazi (Teuta), Peqini (Elbasani), Kaçaj (Athinaikoz), Shulku (Partizani), Ocelli (Partizani), Muça (Partizani), Dalipi (Dinamo), Dosti (Partizani), E. Abazi (Sturm e Gracit të Austrisë), Fortuzi (Dinamo). Në pjesën e dytë u aktivizuan edhe portieri Nallbani (Tirana), Bano (Partizani), Kapedani (Teuta), Bejzade (Dinamo) e Zalla (Teuta). Trajnerë: N. Birçe e S. Starova.
Përfaqësuesja e Kosovës: Beselica (Prishtina), Berisha (Prishtina), Sadriu (Prishtina), Seferi (Trepça), Llapashtica (Prishtina), Jerliu (Drita), K. Munishi (Prishtina), Ajeti (Drita), Sahiti (Konyaspor Turqia), G. Hoxha (Vëllaznimi), Kozniku (Hajduk Spliti). U aktivizuan edhe Idrizi (Drenica), Rafuna (Prishtina), Tovërlani (Prishtina), S. Osmani (Trepça), Bejta (Prishtina), Nushi (Vëllaznimi). Trajner: Ajet Shosholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat