Së shpejti do të thyejë rekordin e Xavit

Futboll

Së shpejti do të thyejë rekordin e Xavit

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 13:01
Së shpejti do të thyejë rekordin e Xavit

Lionel Messi u shfaq në versionin e tij më të mirë në ndeshjen ndaj Alavesit, në “Cam Nou” (5-1). “Ylli” argjentinas realizoi dygolësh si dhe asistoi Trincaon për golin e 3-1. Përtej fitores, në aspektin personal kjo sfidë shënoi një tjetër arritje për 33-vjeçarin: ia barazoi rekordin e legjendës Xavi Hernandez (aktualisht trajner i Al-Sadd në Katar) me plot 505 ndeshje me fanellën “blaugrana” në La Liga.

Së shpejti do të thyejë rekordin e Xavit sa i përket numrit të ndeshjeve në total. Ish-mesfushori, kur u tërhoq nga Barcelona, kishte zhvilluar 767 takime, ndërsa Messi kundër Alavesit luajti takimin numër 759.

Kapiteni aktual i Barcelonës është lojtari me më shumë gola (651) dhe më shumë fitore (530) me “blaugranat”. Messi hyn në histori duke përmirësuar rekordet e Xavit:

Do të këtë së shpejti më shumë ndeshje të luajtura me fanellën e Barcelonës, por ai tashmë e ka lënë pas ish-mesfushorin me 51 fitore më shumë (ka 24 barazime më pak dhe sigurisht 28 humbje më pak). Sa u përket golave të shënuar, diferenca është e madhe: 399 gola më shumë se Xavi.

Messi gjithashtu ka më shumë minuta në fushë se Xavi (+1544), ka luajtur më shumë ndeshje si titullar (+5) dhe i ka mbyllur të plota ndeshjet në më shumë raste (+69).
Messi i është bashkuar ekipit të parë në moshë më të re se Xavi. Debutoi në La Liga në radhët e Barcelonës kur ishte 17 vjeç, tre muaj dhe 21 ditë, në Espanyol-FC Barcelona (0-1), ndërsa Xavi në debutim ishte 18 vjeç, 8 muaj dhe 7 ditë, në Valencia-FC Barcelona (1- 3).

Me 505 ndeshje në La Liga, Messi tashmë në top-10. Rekordmeni mbetet Andoni Zubizarreta me 622 ndeshje, i ndjekur nga Joaquín Sánchez 567. Më pas vijnë Raúl González (550), Eusebio Sacristán (543), Paco Buyo (542), Manolo Sanchis (523), Iker Casillas (510) dhe Sergio Ramos (506).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat