Cikalleshi dhe Daci i gëzohen fitores në Turqi

Futboll

Cikalleshi dhe Daci i gëzohen fitores në Turqi

Nga: K.Goca Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 14:07
Cikalleshi dhe Daci i gëzohen fitores në Turqi

Futbollistët Sokol Cikalleshi dhe Erdon Daci me Konyasporin shënojnë fitore me rezultat 2:0 ndaj Denizlispori. 

Tre pikë të mëdha për Konyaspor dhe që mëton të ikë sa më larg fundit të tabelës.

Bardakci në minutën e 52-të dhe Sekidika në atë të 80-tën, shënuan për fitoren e Konyasporit. 

Cikalleshi u paraqit titullar dhe Daci nga minuta e 88-të.

Pas javës së 25-të në elitën e futbollit të Tuqisë, Konyaspor renditet në vend të 13-të me 27 pikë dhe Denizlispor është i 21-ti me 18 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat