Handanoviç luan ndeshjen e 500-të në Serinë A

Futboll

Handanoviç luan ndeshjen e 500-të në Serinë A

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 18:12
Handanoviç luan ndeshjen e 500-të në Serinë A

Handanoviç luan ndeshjen e 500-të në Serinë A! Lacio ka mbetur e pamposhtur në 3 nga 4 sfidat e fundit kundër Interit në kampionat (2 fitore, 1 barazim), pasi kishte mbledhur vetëm 1 pikë në 5 paraardhëset.

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e vajtjes, Interi dhe Lacio mund të barazojnë të dy sfidat sezonale të Serisë A për herë të parë nga edicioni 2004-’05.

Ka ekuilibër në 8 përballjet e fundit mes Interit dhe Lacios në “San Siro” në Serinë A: 3 fitore për pjesë dhe 2 barazime. Zikaltrit mund të fitojnë 2 ndeshje brenda fushe kundër bardhekaltërve për herë të parë nga janari i 2012-ës (7 në atë rast).

Interi mund të regjistrojë 5 ndeshje radhazi pa gola të pësuar në Serinë A për herë të parë nga prilli i vitit 2018. Herën e fundit që një skuadër e Antonio Kontes nuk ka pësuar gola në më shumë se 5 ndeshje radhazi në kampionat ka qenë me Çelsin në nëntorin e 2016-ës (6).

Zikaltrit kanë fituar 7 ndeshjet e fundit të kampionatit në “San Siro” dhe herën e fundit që kanë regjistruar 8 suksese brenda fushe në Serinë A ka qenë në shkurtin e 2017-ës.

Lacio po shënon prej 17 ndeshjesh në kampionat dhe herën e fundit që kanë regjistruar një seri më të gjatë në Serinë A ka qenë në tetorin e vitit 1994 (18).

Bardhekaltrit janë skuadra që ka fituar më shumë pikë në Serinë A për vitin 2021 (19), përveçse janë të vetmit të pamposhtur (6 fitore, 1 barazim): janë në kuotë të barabartë me Xhenoan dhe mbrojtja më e mirë e periudhës (4 gola të pësuar).

E radhës do të jetë prezenca numër 500 në Serinë A për Samir Handanoviçin. Portieri i Interit do të bëhet lojtari numër 15 që arrin këtë kuotë në kompeticion, duke arritur Çiro Ferrarën.

Romelu Lukaku ka gjetur golin në vetëm njërën prej 6 ndeshjeve të fundit në kampionat (dopietë kundër Beneventos); ndërsa Lacio është skuadra kundër të cilës lojtari me vitlindje 1993 ka zhvilluar më shumë minuta në Serinë A pa shënuar (263).

Çiro Imobile është pranë arritjes së kuotës 150 gola në Serinë A (ka shënuar deri tani 149). Në rast goli, sulmuesi me vitlindje 1990 do të bëhej lojtari me numrin më të vogël të prezencave (245) që prek këtë shifër, mes atyre që kanë debutuar në turneun në epokën e tri pikëve për fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat